4. Armimet e pllakave

4. Armimet e pllakave

Në objektet tona, në bazë të projektit kryesorë dhe atij zbatues ekzekutohen tri lloje të pllakave nga beton-armea (BA).

Pllakat e garazhave, lokaleve dhe pllaka e parë e banimit është pllakë me traje, ku lartësia e trajeve është shumë më e madhe se lartësia e pllakës. Armimi i pllakës dhe trajeve bëhet nga ndikimet që dalin prej llogarisë statike, kurse shtresa mbrojtëse e armaturës është 2.5cm.

Pllakat tjera të banimit janë pllaka të rrafshta, ku lartësia e traut është e njejtë me lartësinë e pllakës. Lartësia e pllakës percaktohet nga ngarkesat që veprojnë në pllakë dhe distanca e fushave në mes të kolonave. Armimi i këtyre pllakave bëhet:  trajet, zona poshtë, zona lartë dhe përforcimet nga mosdepërtimi i shtyllës në pllakë në zonën lartë, kurse shtresa mbrojtëse e armaturës është 2.5cm.

Pllaka e fundit (pllaka e kulmit), është pllakë e tipit mini KASETON (me stiropor në mes të hapsirave të kasetonit). Ky tip i pllakës është përvetësuar për shkak të termoizolimit më të mirë dhe peshës vetjake më të lehtë. Armimi i kësaj pllake bëhet: trajet kryesore dhe trarëzat që formojnë kasetat, dhe një pllakë me trashësi prej 5-6cm.

4. Armimet e pllakave
4. Armimet e pllakave
4. Armimet e pllakave
4. Armimet e pllakave

Për kompaninë TREGTIA

Jetoni një jetë të përkryer

NTN Tregtia është kompani me traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit (lider për Kosovë) e cila me stafin e vet profesional arrin të ekzekutoj 40.000m² deri 60.000m² projekte në...më shumë