17. Instalimet e Tokëzimit dhe Rrufepritësit

17. Instalimet e Tokëzimit dhe Rrufepritësit

Instalimi i tokëzimit dhe rrufepritësit përbëhet prej:

  • Përcjellësve pranues, të cilët janë të vendosur në kulm
  • Përcjellësve rënës,
  • Kutive për testim,
  • Përcjellësit në tokë dhe
  • Tokëzuesit

Si përcjellës pranues është paraparë shiriti  nga qeliku i zinkuar Fe-Zn 20x3 mm dhe ulluqet horizuntal në kulm.Shiriti përforcohet përmes mbajtëseve të rrufepritësit në kulm të cilat ndodhen në distancë 1m nga njëra tjetra.Shiriti i zinkuar lidhet për ulluqe me ndihmën e lidhëseve për ulluqe.

Përcjellësit rënës janë nga kulmi deri te kutitë për testim që bëhen me shirit Fe-Zn 20x3 mm që vendosen në shtylla sipas vizatimit në projekt gjatë ndërtimit të objektit
Në objekt janë gjithsejt 9 ramje nga kulmi.

Kutitë për testim janë të parapara të lihen në lartësi 1.7 m nga toka .Në to vendoset shiriti nga kulmi ne kuti dhe nga kutia ne themel.Punohet ashtu që nga të dy anet lihrt 10 cm shirit vazhdim në mënyrë që lidhet me anë të dy lidhëseve M8-20.Në këto kuti kryhet matja e tokëzimit të tokëzuesit në themele.

Përcjellësi në tokë është përcjellësi i cili i lidh ramjet  nga kulmi me tokëzuesin në themel dhe bëhet me shirit Fe-Zn 25x4 mm.Lidhja e përcjellësit në tokë me tokëzuesin bëhet përmes pllakëzave kryqëzuese në kutitë për testim.

Tokëzimi parashihet si tokëzim në themele dhe punohet përmes shiritit Fe-Zn 25x4mm i betonuar në themele të objektit dhe i shtrirë sipas vizatimeve në projekt.Në pjesët e caktuara në projekt duhet bërë lidhjet  me përcjellësin në tokë me tokezues gypor.Janë parapare gjithsejt 6 tokezues gypor të gjatesisë l=1.5 m të vendosur si në vizatim.

17. Instalimet e Tokëzimit dhe Rrufepritësit

Për kompaninë TREGTIA

Jetoni një jetë të përkryer

NTN Tregtia është kompani me traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit (lider për Kosovë) e cila me stafin e vet profesional arrin të ekzekutoj 40.000m² deri 60.000m² projekte në...më shumë