18. Punimi i Instalimeve Elektrike
Punimi i instalimeve elektrike kryhet me kabllo PP00,PP-Y dhe PPOO-Y të cilat shtrihen në dysheme. Kabllot duhet të vendosen në gypa PVC(bazhur) përkatës. Instalimi i ndriqimit parashihet me kabllo 1.5 mm2 dhe siguresa automatike 10A,kurse instalimi i prizave dhe furnizimit për bojlerë dhe nxemëse me kabllo me seksion 2.5 mm2 dhe siguresa automatike 16A.Për degëzimin e qarkut elektrik aty ku degëzohet ,të përdoren kutitë shpërndarëse në të cilat nxiren daljet për drita,ndërprerës ose për priza.Për nevoja të tokëzimit të kontakteve metalike në banjo,gypa të ujësjellësit ,kanalizimit,nxemjes qendrore dhe të gjitha pjesëve të metalta të cilat mund të marrin kontakt elektrik bëhet zbarra për tokëzim,për barazimin e potencialit.


