21. Punimi i Kuadri Kryesor Shperndares i Banimit

21. Punimi i Kuadri Kryesor Shperndares i Banimit

Kuadri Kryesor Shperndares I Banimit KKSHB është paraparë si orman për vendosje në mur,i punuar prej llamarine të dekapiluar të trashësisë 2 mm,i mbrojtur nga korozioni me ngjyrë antikorozive me mbrojtje mekanike IP-54.Në dyer të ndërtohen bravat e posaqme  në vendet ku janë të vendosur njehsorët ,kurse tjera brava për vendin ku janë të vendosura siguresat.Për matjen e shpenzimeve të energjisë elektrike  të përdoren njehsorë trefazorë dytariforë  3x380/220 V,10(40)A për nevojat e banesave dhe njehsor trefazorë dytariforë për matjen e shpenzimeve të përbashkëta 220 V,10(40)A si dhe paisja për ndërrimin e tarifës.Nga KKSHB eshte parapar per çdo banese edhe nje fije 1.5 mm2 Cu per sinjalizimin e tarifes se ulet.Për sigurimin e kabllit nga KKSHB deri te KMB(Kuadrot modularë për banesa) në banesa të përdoren siguresat automatike 40A.Ashensori,dritat e koridoreve dhe shkalleve,garazhat si dhe shpenzuesit tjerë të përbashkët lidhen ne njehsorin per llogaritjen e shpenzimit të përbashkët

 Kuadri Kryesor Shperndares I Lokaleve KKSHL është paraparë si orman për vendosje në mur,i punuar prej llamarine të dekapiluar të trashësisë 2 mm,i mbrojtur nga korozioni me ngjyrë antikorozive me mbrojtje mekanike IP-54.Në dyer të ndërtohen bravat e posaqme  në vendet ku janë të vendosur njehsorët ,kurse tjera brava për vendin ku janë të vendosura siguresat.Për matjen e shpenzimeve të energjisë elektrike  të përdoren njehsorë trefazorë dytariforë  3x380/220 V,10(40)A për nevojat e lokaleve dhe njehsori trefazorë dytariforë për matjen e shpenzimeve të përbashkëta te lokaleve 220 V,10(40)A si dhe paisja për ndërrimin e tarifës.Për sigurimin e kabllit nga KSHL deri te KSH në lokale të përdoren siguresat automatike A.

21. Punimi i Kuadri Kryesor Shperndares i Banimit

Për kompaninë TREGTIA

Jetoni një jetë të përkryer

NTN Tregtia është kompani me traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit (lider për Kosovë) e cila me stafin e vet profesional arrin të ekzekutoj 40.000m² deri 60.000m² projekte në...më shumë