Thirrje e hapur për hartimin e masterplanit të kompleksit “Kodrina” në Prishtinë, Kosovë (Rezultati)

Kompania e ndërtimit “NTN Tregtia” dhe Komuna e Prishtinës ftojnë të gjithë arkitektët dhe planifikuesit urbanë për të marrë pjesë në një konkurs projektimi për dizajnimin e masterplanit të kompleksit "Kodrina" në Prishtinë, Kosovë. Përmes kësaj thirrjeje të hapur, "NTN Tregtia", në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ka për qëllim të arrijë propozime novatore nga ekipet ndërkombëtare të planifikuesve urbanë, arkitektëve dhe arkitektëve të peizazhit. Qëllimi i këtij konkursi është të gjejë një zgjidhje origjinale dhe një koncept vizionar për kompleksin "Kodrina" ku përmes dizajnit urban dhe infrastrukturës së re të arrihet krijimi i një cilësie të lartë banimi dhe jetesë e qëndrueshme urbane, në përputhje me tiparet ekzistuese të zonës.

Konkursi, i organizuar në dy faza, do të përfundojë me përzgjedhjen e ekipit të projektimit më të mirë që do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare. Masterplani i përzgjedhur do të zbatohet në faza dhe kushtet për realizimin e projektit zbatues do të diskutohen në mes të "NTN Tregtia" dhe ekipit fitues pas përmbylljes së konkursit.
 
Çmimet fituese: 3 Çmime
Fituesi: 45.000,00 Euro
2 çmime përcjellëse: 10.000,00 Euro secili
Kompensimi i pjesëmarrësve (në fazën 2): 7.000,00 Euro secili
 
Projektet e përzgjedhura do të diskutohen dhe vlerësohen në një event publik.
 
Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni:
[email protected]
 
Për informacion shtesë klikoni në vegëzat e mëposhtme:
https://www.dropbox.com/sh/r68pr0ta0nat4oh/AACgIcleTjauqoJJntUDHMXLa?dl=0
http://www.tregtia.net/
https://kk.rks-gov.net/prishtina/

Për kompaninë TREGTIA

Jetoni një jetë të përkryer

NTN Tregtia është kompani me traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit (lider për Kosovë) e cila me stafin e vet profesional arrin të ekzekutoj 40.000m² deri 60.000m² projekte në...më shumë