Informatat teknike

1. Punet e vrazhta

1. Analizat gjeomekanike

Pas përfundimit të projektit dhe përcaktimit të lokacionit për ndërtimin e objektit bëhen analizat gjeomekanike të tokës. Kjo analizë ose elaborati gjeomekanik shërben për karaketristikat e tokës, formacionet e ndryshme të përbërjes së tokës, përcaktimin e ujërave nëntokësorë, lartësinë e fondimit të objektit dhe mënyrën e themelimit të objektit (me themele pllakë ose me themele shiritore). më shumë

2. Gërmimet

Pas analizave gjeomekanike bëhet piketimi i objektit dhe rregullimi i punishtes (mbyllja e punishtes-rrethimi me llamarinë dhe vendosja e kontinjerëve dhe objekteve përcjellëse). më shumë

3. Armimi i themeleve

Nga analizat gjeomekanike dhe llogaria statike e konstruksionit percaktohet themeli pllakë dhe lartësia e pllakës së themelit hTH. Armimi i themelit bëhet në dy zona, zona poshtë dhe zona lartë. më shumë

4. Armimet e pllakave

Në objektet tona, në bazë të projektit kryesorë dhe atij zbatues ekzekutohen tri lloje të pllakave nga beton-armea (BA). Pllakat e garazhave, lokaleve dhe pllaka e parë e banimit është pllakë me traje, ku lartësia e trajeve është shumë më e madhe se lartësia e pllakës. Armimi i pllakës dhe trajeve bëhet nga ndikimet që dalin prej llogarisë statike, kurse shtresa mbrojtëse e armaturës është 2.5cm. më shumë

5. Proceset e betonimit

Pas përfundimit dhe kontrollimit të armimit fillon procesi i betonimit. Betonimi i elementeve konstruktive beton-arme bëhet me beton të klasës së kerkuar me project, betonimet kryhen nga fabrika e betonit e kompanisë tonë (TREGTIA). Vënia e betonit në vepër bëhet me auto-pompë dhe ngjeshja e tij me vibratorë. Për çdo kampadë të betonit mirren mostrat në fabrikë dhe në punishte. Marrjen e mostrave në punishte, mirëmbajtjen dhe... më shumë

6. Kulmet

Pas përfundimit të konstruksionit të objektit fillon faza e punimit të konstruksionit të kulmit. Kulmet punohen nga materiali i drurit me shtresa termo dhe hidro izoluese dhe mbulesa me llamarinë të valëzuar. më shumë

7. Konstruksinet e objekteve

Sistemi konstruktiv i objekteve të kompanisë tone (TREGTIA) është sistem skeletor, por në raste të jashtëzakonshme punohet edhe sistem masiv ose i kombinuar. më shumë

2.1 Punet përfundimtare - Arkitektura

8. Montimi i dritareve dhe roletneve

Dritaret dhe dyert e ballkonit në etazhet e banimit janë prej plastikës ,prodhim gjerman (Trocal).Roletat gjithashtu janë familje Trocal me fletë plastike.Ngjyra e dy pozicioneve është e bardhë .Xhami është I dyfisht me hapësirë termike në mes. më shumë

9. Punimi i fasadës

I tere objekti mbyllet me mur të jashtëm 33 cm,në ketë përbërje hyjnë: Nga ana e brendshme suvaja blloku suva dhe nga ana e jashtme termo izolimi (steropor i presuar ose tarolit 5 cm ) dhe fasadat DEMIT. Pjesët të ndryshme të fasadës te varësisht prej funksionit do te punohen me fasade strukturale dhe gjysme strukturale më shumë

10. Suvatimi dhe molerimi i hapësirave

Të gjitha objektet suvatohen me MP75 I cili është llaq I gatshëm prej gipsi,vënia në punë e tij bëhet me makinë. më shumë

11. Montimi i dyerve te blinduara, dyerve kryesore në objekt, dyerve kryesore dhe dyerve të brendshme

Dyert e banesave janë dyer të blinduara (italiane), me dimensione standarde dhe të çertifikuara sa I përket sigurisë së tyre. më shumë

12. Nivelizimi i dyshemesë

Të gjitha dyshemetë janë notuese me shtresa termoizoluese kurse te nyjet sanitare janë edhe me shtresa hidroizoluese me trashësi optimale për kërkesat e ndërtimit dhe specifikat e materialit. më shumë

13. Vendosja e pllakave të qeramikës (banjo, kuzhina, korridor, ballkon)

Dyshemetë e banjove, të kuzhinave ,të ballkoneve,të koridoreve sidhe muret e banjove dhe kuzhinave janë nga qeramika (italiane ose spanjolle)me kualitet të klasit të parë. më shumë

14. Montimi i dyshemesë

Parketi në dhoma të ditës dhe në ato të gjumit është parket i klasit të parë. Këndoret e parketit janë të po të njëjtit material.Aplikohet parket me model dhe veti koherente. më shumë

15. Montimi i pllakave të granitit në korridorin qendror

Shkallët, korridoret e përbashkëta qëndrore shtrohen nga pllaka graniti artificial kualitativ me trashësi 2 dhe 3 cm më shumë

16. Montimi i gardhit (shkallë dhe ballkone)

Gardhi I shkallëve është prej profileve të alumini t dhe të hekurit ,ndërsa ai I ballkonave ka bazë nga muri i betonit sidhe lart me profile të aluminit.Gardhi punohet lartësi e cila del nga normat e projektimit (për nivel të sigurisë). më shumë

2.2 Punet përfundimtare - Elektrika

17. Instalimet e Tokëzimit dhe Rrufepritësit

Instalimi i tokëzimit dhe rrufepritësit përbëhet prej: përcjellësve pranues ,të cilët janë të vendosur në kulm përcjellësve rënës, kutive për testim, përcjellësit në tokë dhe tokëzuesit më shumë

18. Punimi i Instalimeve Elektrike

Punimi i instalimeve elektrike kryhet me kabllo PP00,PP-Y dhe PPOO-Y të cilat shtrihen në dysheme. Kabllot duhet të vendosen në gypa PVC(bazhur) përkatës. Instalimi i ndriqimit parashihet me kabllo 1.5 mm2 dhe siguresa automatike 10A,kurse instalimi i prizave dhe furnizimit për bojlerë dhe nxemëse me kabllo me seksion 2.5 mm2 dhe siguresa automatike 16A. më shumë

19. Punimi i Prizave dhe Ndërprerësve

Punimi i prizave dhe furnizimet tjera janë paraparë priza monofazore, trefazore dhe dalje tjera. Prizat me kontaktet për tokëzim të ashtuquatura “Shuko” janë paraparë në të gjitha hapësirat për kyqje të pluhurthithëses, llampave qëndruese, lavatriqes, makinës për larjen e enëve, mikserit, nxemëses, bojlerit dhe ventilatorit mbi shporet. Priza për makinën për larjen e enëve është paraparë në kuzhinë ... më shumë

20. Punimi i Tabelave Elektrike Shpërndarëse

Punimi i mbrojtjes nga tensioni i lartë i prekjes është paraparë me sistemin e zeroimit.Në kabllo është paraparë përquesi mbrojtës me ngjyrë gjelbërt-verdhë(Y) e cila lidhet në pjesën përkatëse të prizës.Diku para ormanit shpërndarës parashihet zbarra për barazimin e potencialit e cila është e lidhur për tokëzuesin e rrufepritësit me tokëzim në themel.Në KKSH nevojitet që të... më shumë

21. Punimi i Kuadri Kryesor Shperndares i Banimit

Kuadri Kryesor Shperndares I Banimit KKSHB është paraparë si orman për vendosje në mur,i punuar prej llamarine të dekapiluar të trashësisë 2 mm,i mbrojtur nga korozioni me ngjyrë antikorozive me mbrojtje mekanike IP-54.Në dyer të ndërtohen bravat e posaqme në vendet ku janë të vendosur njehsorët ,kurse tjera brava për vendin ku janë të vendosura siguresat.Për matjen e shpenzimeve të energjisë elektrike të përdoren... më shumë

22. Punimi I Kuadrit Kryesor Shperndares të Lokaleve

Kuadri Kryesor Shperndares I Lokaleve KKSHL është paraparë si orman për vendosje në mur,i punuar prej llamarine të dekapiluar të trashësisë 2 mm,i mbrojtur nga korozioni me ngjyrë antikorozive me mbrojtje mekanike IP-54.Në dyer të ndërtohen bravat e posaqme në vendet ku janë të vendosur njehsorët ,kurse tjera brava për vendin ku janë të vendosura siguresat.Për matjen e shpenzimeve të energjisë elektrike të përdoren... më shumë

23. Punimi i Trafostacionit

Transformatori energjetik është i thatë, me mundësi kyqjeje në anën primare 10-20/0.4 kV dhe mundësi rregullimi 2 x 2.5%, grupi i lidhjes Dy 11, tension të lidhjes së shkurtë uk=6%. Për mbrojtje nga mbingarkesat dhe prishjeve të brendshme përdoret mbrojtësi termik i cili shfrytëzon dy nivele temperaturash, prej të cilave i pari sinjalizon alarmin kurse i dyti jep komandën për çkyqje pasi që supozohet se ka ardhë deri te prishja e cila mund... më shumë

24. Punimi i Ndriqimit

Punimi i Ndriqimit është paraparë me ndihmën e poqave fluoroscent per lokale dhe me filament per banesa dhe hapesira tjera.Fuqitë e poqave duhet të jenë 40W,60W dhe 100W.Poqat nga 40W janë paraparë në vazhdime dhe në terasa,kurse në hapësirat tjera poqat nga 60W,Për kuzhinë janë paraparë poqat nga 100W. më shumë

25. Instalimet e Telefonisë dhe Rrjetës së Kompjuterit

Ky objekt,sipas normave duhet të kyçet në rrjetën e PTT-së përmes kabllos nëntokësor, ndërsa në objekt bëhet shpërndarja kabllovike e brendëshme. më shumë

26. Instalimi i lajmëruesve të zjarrit

Instalimi duhet të realizohet me kabllit IY(St)Y 2x0.8mm, të cilët duhet vendosur në gypa instalues fleksibil nga PVC. Gypat e plastikës duhet të vendosen në beton ose nën suvatim. Në hapësirat komunikuese janë paraparë lajmëruesit manual të zjarrit.. Centrala e lajmëruesve të zjarrit është e lidhur me sistemin e alarmimit brenda objektit përmes burive të brendëshme. më shumë

27. Instalimi i aparateve folëse

Është paraparë interfoni për 44 banesat ;kutia thirrëse për 44 banesa komplet me kontaktin elektrik të ndarjes së derës e cila vendoset në para deres hyrese te përdheses së objektit. më shumë

2.3 Punet përfundimtare - Hidro-teknika

28. Punimi i drenazhës

Rrjeti i drenazhës punohet me gypa me vrima të cilët mundësojnë pranimin e ujit. Gypi është deri 160 mm, i mbështjellur me geotextil , pastaj mbulohet me zhavor të fraksioneve 2 dhe 4. I tërë sistemi i drenazhit lidhet në pusetën më të përshtatshme të ujërave atmosferike me një rënje të kërkuar. Gjatë shtrirjes së gypave merret parasysh kahja e ramjes së tyre. më shumë

29. Hidroizolimi i Banjove

Pas nivelizmit bëhet përgaditja e shtresave që duhet izoluar, së pari lyhet një shtresë me bazë të izolimit, pastaj dy shtresa izolimi (të ftohtë) me Akuamat Flex dhe Akua Stop. më shumë

30. Hidroizolimi i dyshemes

Përgaditja e shtresave që izolohen, lyerja me bitolit , pastaj vazhdohet me kondor V4 ,ku shtresat e kondorit mbulojnë njëra tjetrën min. 10 cm , dhe shpërndarja kryhet me flakë,shtrirja e kondorit bëhet përgjatë tërë sipërfaqes së gabaritit të dyshemesë dhe min. 30 cm jashtë gabaritit për vazhdim vertikal të hidroizolimit. më shumë

31. Hidroizolimi i mureve

Bëhet përgaditja e mureve (pastrimi i sipërfaqeve të vrazhda) , pastaj lyhet një shtresë bazë me bitolit, fillohet me vendosjen e kondorit dhe ngjitjen e tij me flakë , vendosja e kondorit nga poshtë lartë ku shtresat e kondorit duhet të mbulojnë njëra tjetren min 15 cm , dhe në fund vendoset mbrojtja e izolimit nga materiali PVC e valëzuar. më shumë

32. Punimi i rrjetit të ujësjellesit të mbrendshëm me sistemin TECE

Punim i rrjetit të mbrendshëm të ujësjellësit punohet me sistemin Gjerman të ujësjellësit TECE , përparësia e këti sistemi në krahasim me sistemet tjera është kualiteti i lartë i gypit dhe pjesëve fazonike (fitingjeve) dhe fusha e garancionit që ipet nga prodhuesi.Montimi i këtij sistemi bëhet në mënyrë mekanike. më shumë

33. Punimi i rrjetit të kanalizimit të mbrendshëm

Materiali i rrjetit të kanalizimit, është përvetësuar PVC Instalimi i kanalizimit punohet prej gypave me prerje tërthore Ø 50, Ø 110, Ø 125 dhe Ø160 ,të pajisura me unazat përkatëse prej gome për përforcimin-lidhjen e gypave ndërmjet veti. I tërë rrjeti I kanalizimit horizontal punohet në pjerrtësi prej 2%. deri 3.0%. Çdo vertikale e kanalizimit pajiset me gypat revizionues për mirëmbajtjen e sistemit dhe vazhdohen deri... më shumë

34. Punimi i vertikaleve kryesore të ujësjellësit dhe hidrantit

Pas kalkulimit dhe përcaktimit të diametrit të gypit fillohet me vendosjen e rrjetit të gypit të zinguar për ujësjellës dhe rrjetin e hidrantit të mbrendshëm nëpër kanalet(vrimat) hapura më parë në pllakat e meskatave. Vertikalet e ujësjellësit të punuara me gypa zingu duhet të shtrëngohen mirë dhe të mbrohet nga ngricat dhe korozioni me lyerje izoluese. Në çdo kat formohet kolektori me daljet përkatëse ku... më shumë

35. Montimi i nyjeve sanitare

Vendosja e nyjeve sanitare duhet të bëhet drejtë, pastërt dhe saktë duke pas parasysh një përdorim të mirë dhe në pamje estetike të rrethit. Nyjet sanitare që fiksohen në murë bëhet më anë të vidave metalike ose plastike. Objektet që vendosen si konzolë duhet të mbajnë peshën prej 100kp në vendin më të pavolitshëm. Pas montimit të nyjeve sanitare duhet të bëhet tesitmi i rrjetit të... më shumë

36. Montimi i hidrantëve fushorë

Sistemi i hidrantit të jashtëm duhet të jetë i ndarë prej sistemit të ujesjellsit të mbrendshëm dhe ndarja bëhet në pusetën e ujëmatësit kryesorë. Rrjeti i hidrantëve fushorë duhet të jetë gjatë gjithë kohës nën presion. më shumë

37. Vendosja e rezervuareve dhe pompave

Montimi i rezervuarëve dhe pompave bëhet në ato objekte banimi ,ku nga rrjeti kryesorë i ujësjellësit të qytetit nuk ka furnizim konstant me ujë. Së pari bëhen llogaritjet e nevojshme për sasinë e ujit që mbulon nevojat e banorëve për ujë , dhe në bazë të lartësisë së objektit bëhet përzgjedhja e llojit të pompës. më shumë

38. Devijimi i vertikaleve të kanalizimit dhe ujësjellësit

Për shkak se vertikalët e ujësjellësit dhe kanalizmit janë në largësi të caktuara nga pusetat kryesore , ato devijohen dhe të bashkohen ne pika të caktuara . Sa i përket rrjetit të kanalizimit i kushtohet kujdes i veqant që në rastin e devijimit dhe duhet të rritet diamteri i gypit si dhe kthesat nuk bëhen në kënd 90 ° , zakonisht devijimet bëhen në bodurme të objekteve, prandaj ato duhet të izolohen me materiale termo izoluese,... më shumë

39. Lidhja e kanalizimit në rrjetin Kryesorë

Për punimin e rrjetit kryesorë të kanalizmit të jashtëm bëhen llogaritjet e nevojshme (dimensionimi i gypit) .Kyqjet në sistemin e kanalizimit të qytetit realizohen drejtëpërdrejt në pusetë dhe jo në gyp. më shumë

2.4 Punet përfundimtare - Makineria

40. Montimi i trupave ngrohës

Të gjithë radiatorët janë panel nga çeliku të prodhuar nga fabrika e radiatorëve në Gjilan. Vendosen në mbajtës në varësi nga kapaciteti i trupit ngrohës. Numri i mbajtësve caktohet sipas gjatësisë së trupit ngrohës. Radiatorët pëvetësohen panel të Tipit 22 dhe 33 të dimensionuar sipas kapaciteteve të kalkuluara dhe të përvetsuar varësisht nga nevojat termike. Radiatorët porositen të ngjyrosur me... më shumë

41. Montimi i kasetës me kolektor

Montimi i kasetave bëhet në muret hyrëse në koridoret kryesore të banesave, hapet vendi i kasetës dhe shtangohet me purpen (shkumë). Kuadrot primare janë të kompletuara me kolektor, valvolë automatike për çajrosje dhe me valvolë për mbushje- zbrazje. Pastaj bëhet montimi i kolektorëve dhe lidhja e gypave DN 15 nga radiatori në kolektor. më shumë

42. Shtrimi i gypave nga kaseta në radiator

Pas shtangimit të kasetës me kolektor në mur bëhet lidhja e gypave DN 15 nga radiatori në kolektor. më shumë

43. Lëshimi i vertikaleve me kolektorët qendror në korridoret kryesore të objektit

Tubat vertikal dhe lidhjet me radiator punohen të dukshëm dhe ngjyrosen me ngjyrë mbrojtëse. Largimi i ajrit nga tubacioni bëhet përmes enëve për çajrosje automatike të vendosura në tubacion vertikal në secilin kat, si dhe në pikat më të larta të tubacionit. Vazhdimi i gypave nuk guxon të kalojnë në mure ose në konstruksionet e meskateve, por në vendet ku intervenohet lehtë. më shumë

44. Lidhja e gypave në vertikalen kryesore

Rrjeti gypor me gypa të zi të çelikut furnizon me vertikale kuadrot primare të cilat duhet të vendosen nëpër koridore të secilit kat dhe nga aty me gypa “ Al Plast”, me dimensione sipas projektit bëhet furnizimi i kuadrove në secilën banesë. më shumë

45. Montimi i radiatorëve gypor (banjo)

Ngrohja e kthinave sanitare është e organizuar me radiator gypor, prodhim vendor të Gjilanit të tipit LUX të dimensionuar sipas kapaciteteve për ngrohje dhe hapsirës për montim. Radiatorët porositen të ngjyrosur me këtë rast ngjyrosja shtesë nuk është e nevojshme. më shumë

46. Montimi i liftave nga firma HYMERI KLEEMANN

Hymeri Kleemann shpk për klientët e saj ofron një gamë të gjerë të produkteve, varësisht nga kërkesat e klientëve dhe dimenzionet e shaftit. më shumë

Për kompaninë TREGTIA

Jetoni një jetë të përkryer

NTN Tregtia është kompani me traditë dhe përvojë të gjatë në industrinë e ndërtimit (lider për Kosovë) e cila me stafin e vet profesional arrin të ekzekutoj 40.000m² deri 60.000m² projekte në...më shumë